Lëndohet Ardian Ismajli, Empoli e publikon diagnozën

  • S.A /
  • 14 March 2024 - 10:00
Lëndohet Ardian Ismajli, Empoli e publikon diagnozën

Ardian Ismajli ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Serie A të Empolit ndaj Milan pasi u detyrua ta braktiste fushën e lojës në fundin e pjesës së parë për shkak të një dëmtimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Së fundmi, klubi i Empolit publikoi edhe raportin mjekësor sa i takon mbrojtësit të kombëtares.

Në raport bëhet e ditur se 27-vjeçari vuan një dëmtim muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, teksa klubi në njoftimin zyrtar thekson gjithashtu se tashmë Ismajli ka nisur fazën e rikuperimit.

Në raportin e Empolit nuk bëhet e ditur periudha që do të mungojë Ismajli teksa impenjimi i radhës për këtë skuadër është ndaj Bolognas, raporton SuperSport.

Mbetet për t’u parë nëse Ismajli do t’ia dalë të rikuperohet në kohë për këtë ndeshje teksa në horizont janë edhe dy miqësoret me Shqipërinë ndaj Kilit dhe Suedisë më datë 22 dhe 25 mars.

(Kosova Sot Online )