Plotësohet 8-shja e mbetur në Champions League

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 19:14
Plotësohet 8-shja e mbetur në Champions League

Champions League ka mësuar sot dy emrat e fundit të skuadrave që marrin pjesë në çerekfinalet e turneut në këtë edicion.

Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid, u janë bashkuar sonte PSG, Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City, Barcelona dhe Arsenal, si skuadrat që kanë mbetur tashmë në garë për trofeun për sezonin 2023-2024.

Këta skuadra do të mësojnë këtë të premte në orën 12:00 vijimin e rrugëtimit të tyre në turne në shortin që do të hidhet nga UEFA në Nion të Zvicrës.

Shorti do të jetë i hapur, me të gjitha skuadrat që mund të përballen edhe me ekipe nga vendet e tyre

Përveç shortit të çerekfinaleve, do të hidhet edhe shorti i gjysmëfinaleve, që do të thotë se secila skuadër do të mësojë rrugëtimin e saj deri në finalen e madhe.

(Kosova Sot Online)