Pasi shorti vendosi Cityn përballë Realit reagon Pep Guardiola

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 17:45
Pasi shorti vendosi Cityn përballë Realit reagon Pep Guardiola

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për fazën cerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Një nga sfidat më interesante të kësaj faze do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Në lidhje me këtë, ka reaguar trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili e ka komentuar atë.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duket si një traditë e vogël, tre vjet rresht të luajmë kundër mbretërve të garës. Shpresoj të arrijmë në një moment të mirë. Nuk mund ta kontrollosh shortin, nëse njerëzit thonë se është e lehtë është sepse e nënvlerëson rivalin. Ndeshja e dytë në shtëpi është kjo që është…” përfundoi trajneri i Cityt.

Në pesë sezonet e fundit, City është takuar me Real Madridin në katër raste, tre radhazi.

(Kosova Sot Online)