Batatina nuk e pranon vendimin e FFK-së

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 17:50
Batatina nuk e pranon vendimin e FFK-së

Federata e futbollit të Kosovës e refuzoi kërkesën e Llapit, që kërkoi që ta fitojë në tavolinë ndeshjen ndaj Malishevës.

Në njoftimin e FFK-së thuhet se Llapi u vonua në procedurat e ankesës:

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, i cili nuk e ka pranuar asesi këtë vendim në lidhje me ndeshjen, duke insistuar se ekipit të tij i takojnë pikët e plota.

“Nuk ka komision që e hudh poshtë padrejtësinë. Urime Llapit 3 pikë sepse kështu po thotë rregullorja jo Tahir Batatina e Llapi. Nuk ka kritere të dyfishta sepse ligjin e futbollit e bënë rregullorja dhe jo një klub që i ka fituar dy tituj kampioni. Vazhdojmë”.

(Kosova Sot Online)