Ja pse Nottinghamit i hiqen katër pikë

  • A.P /
  • 18 March 2024 - 15:19
Ja pse Nottinghamit i hiqen katër pikë

Nottingham Forestit i janë hequr katër pikë për shkak të shkeljes së rregullave të fitimit dhe të qëndrueshmërisë në Premierligë, duke e goditur kështu në shpresat e tij për mbetje në Premierligë, shkruan “Goal.com”.

Nottinghami aktualisht është i 17-ti në tabelë me 25 pikë, ndërsa katër pikët e hequra do t’ia vështirësojnë punët e mbijetesës pasi do ta shihte veten në vendin e 18-të, në zonën që shpie në Championship.

“Reds” i pranuan akuzat e ngritura kundër tyre, por pritet të ankohen ndaj këtij vendimi, i cili ua vështirëson atyre punët për të mbetur në ligën elitare të futbollit anglez. 

(Kosova Sot Online)