Futbollisti spanjoll për grupin me Shqipërinë: Nuk më pëlqen të thoni se Spanja është favorite!

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 17:32
Futbollisti spanjoll për grupin me Shqipërinë: Nuk më pëlqen të thoni se Spanja është favorite!

Pablo Sarabia ka folur së fundmi për Europianin 2024 në Gjermani dhe për grupin, pjesë e së cilit është Spanja, e cila do duhet të përballet me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet, sulmues i Wolverhampton theksoi si fillim se është i lumtur që është ftuar nga kombëtarja e Spanjës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Në Premier League ritmi është më i lartë se në La Liga, por La Liga gjithashtu ka aspekte në të cilat është një kampionat i mirë. Ata janë thjesht të ndryshëm. Po kaloj një sezon të mrekullueshëm, më është dashur të ndryshoj disa gjëra edhe nga pikëpamja personale dhe jam krenar për mënyrën se si u përshtata”-tha fillimisht ai.

Më pas, duke u rikthyer te grupi në EURO 2024, Sarabia u shpreh se nuk do që t’i quajnë si favortë, pasi edhe kundërshtarët janë shumë të fortë, shkruan SuperSport.

“Këto lloj etiketash nuk ndihmojnë, në fakt ato vetëm sa përfundojnë duke të dobësuar. Ne duhet të përqendrohemi të çdo ndeshje në kohën e duhur. Do të luhet në vende të ndryshme dhe është një gjë e bukur, që të pasuron shumë. Kemi kundërshtarë të vështirë në grup”, deklaroi Pablo Sarabia.


(Kosova Sot Online)