Milani e lë në duart e Giroud të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 19 March 2024 - 21:21
Milani e lë në duart e Giroud të ardhmen e tij

Olivier Giroud është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Milanin.

Veterani i sulmit ka dhënë shenja se mund të japë ende kontribut dhe për këtë “Rossoneri” ia kanë lënë atij në duar që të vendos për të ardhmen e tij.

Për ish-futbollistin e Arsenalit dhe të Chelseat qe një kohë interesim kanë shfaqur klubet amerikane të ligës MLS, por atë e pëlqejnë edhe klubet nga Arabia Saudite.

Sidoqoftë, shefi ekzekutiv i Kuqezinjve, Giorgio Furlani ka zbuluar gjithçka rreth kësaj çështjeje.

“Është herët të diskutojmë për të ardhmen e tij, por dyert janë të hapura nëse ai dëshiron të qëndrojë këtu”, u shpreh zyrtari i lartë i gjigantit italian.

37 vjeçari i ka realizuar 14 gola dhe i ka bërë 9 asistime me Milanin në këtë edicion.

(Kosova Sot Online)