Kombëtarja shqiptare merr një lajm të keq

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 16:50
Kombëtarja shqiptare merr një lajm të keq

Kombëtarja e Shqipërisë ka marr një lajm jo të mirë para miqësoreve të këtij muaji.

Është futbollisti i tyre, Myrto Uzuni i cili është lënduar. Ai është larguar  nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare të futbollit.

Sulmuesi “kuqezi” u stërvit gjatë gjithë kohës në mënyrë të diferencuar, por në fund nuk ia doli që të ishte gati për ndeshjet miqësore që Kombëtarja do të zhvillojë gjatë muajit mars ndaj Kilit më 22 dhe ndaj Suedisë më datë 25.

Uzuni do të kthehet në Spanjë për t’u bashkuar me skuadrën e Granada-s gjatë orëve në vijim.

(Kosova Sot Online)