Kosova mëson kundërshtarët për 'Euro 2026'

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 17:55
Kosova mëson kundërshtarët për 'Euro 2026'

Të enjten pasdite në Kopenhagë të Danimarkës është tërhequr shorti i fazës kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian për hendbollistë, Euro 2026.

Në këto kualifikime do të paraqitet edhe Kombëtarja jonë.

Kosova është në grupin e gjashtë së bashku me  Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën.

Grupi është sfidues por Kombëtarja jonë e synon kualifikimin historik në Evropian.

Dy të parët në grup kualifikohen në Euro 2026 e po ashtu katër kombëtaret më të mira prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Ndeshjet zhvillohen prej tetorit të këtij viti deri në maj të vitit të ardhshëm.

Image


(Kosova Sot Online)