Haaland largohet nga grumbullimi me kombëtaren

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 19:09
Haaland largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Erling Haaland është rikthyer në dispozicion të përfaqësueses norvegjeze, por nga pas e ndjek hija e Pep Guardiola-s. Tekniku spanjoll mban frymën në çdo rast kur lojtarët grumbullohen në ekipet përfaqësuese, ndërsa nuk harron as t’i “kërcënojë”. Një nga këto kërcënime të buta i ka zbuluar vetë Haaland në konferencë për shtyp:

“Më tha, nëse nuk je mirë kur të kthehesh do të vijë e të gjejë”, u shpreh Haaland duke qeshur. Sulmuesi zhvilloi një seancë stërvitore me ekipin përfaqësues, por që nuk zgjati shumë, pasi doli nga fusha duke çaluar. Për fat të mirë nuk bëhej fjalë për një dëmtim serioz.

(Kosova Sot Online)