Morata paralajmëron Spanjën dhe Italinë

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 19:45
Morata paralajmëron Spanjën dhe Italinë

Ka mbetur edhe pak kohë drejt fillimit të kampionatit Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Aty, Spanja do të jetë në grup me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka parashikuar se skuadrat që do të kualifikohen nga grupi B në “Euro 2024” do të shkojnë larg në garë.

Por ka paralajmëruar Spanjën dhe Italinë për Kroacinë dhe Shqipërinë.

“Shpresoj që Spanja dhe Italia të kualifikohen, dhe më lëreni të shtoj një gjë. Ato që kalojnë grupin tonë do të shkojë shumë larg, por do të jetë e vështirë”, ka thënë Morata.

‘’Kroacia ka një gjeneratë të jashtëzakonshme. Ata përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në dy edicionet e fundit të Kupës së Botës. Shqipëria ishte spektakolare në fazën e kualifikimeve. Problemi është se ne nuk mund të bëjmë gabime. Megjithatë, kjo skuadër spanjolle ka një grup të madh dhe Italia fitoi Euron më 2021 falë forcës së grupit. Është shembulli që duhet ndjekur”, ka shtuar sulmuesi i Atleticos.

(Kosova Sot Online)