Distria Krasniqi e fiton të bronztën në 'Grand Slamin' e Tbilisit

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 15:08
Distria Krasniqi e fiton të bronztën në 'Grand Slamin' e Tbilisit

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.

Në reperazh, Krasniqi triumfoi përballë xhudistes kineze, Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kg.

Rrugëtimi i Disit nisi pa luftë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel.

Garuesja jonë u ndal në çerekfinale nga spanjollja Ariane Toro Soler.

Sot u ndesh edhe Flaka Loxha (-57 kg), në xhiron e parë mposhti me tri dënime për Ippon, koreanen Juhee Kim.

Në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon edhe spanjollen Malin Wilson Claret.

Loxha në xhiron e tretë humbi nga serbja Marica Perisic me dy Wazaari për Ippon dhe nuk vazhdoi tutje.


(Kosova Sot Online)