Ja cili është sulmuesi që e do Arsenali

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 09:20
Ja cili është sulmuesi që e do Arsenali

Synimi kryesor i Arsenalit në afatin kalimtar të verës do të jetë një sulmues.

Prej kohësh, objektivi kryesor për sulmin e anglezëve është Victor Osimhen i Napolit.

Sipas raportimeve të mediave angleze, tashmë është zbuluar edhe një tjetër emër, kësaj here i një talenti të së ardhmes.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Brighton, Evan Ferguson. 19-vjeçari deri më tani ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 2 të tjerë.

Përvec Arsenalit, në garë për të është edhe Manchester United.

(Kosova Sot Online)