Janë shitur gati të gjitha biletat për ndeshjen Hungari – Kosovë

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 17:17
Janë shitur gati të gjitha biletat për ndeshjen Hungari – Kosovë

Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë të martën, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00.

Interesim për ta ndjekur këtë ndeshje është shumë i madh dhe kjo dëshmohet më së miri me numrin e biletave të shitura.

Sipas raportimeve nga mediat hungareze, deri tash janë shitur pothuajse të gjitha biletat – andaj të martën pritet të ketë edhe atmosferë të zjarrtë.

“Puskas Arena” ka kapacitet prej 67 mijë e 215 ulëseve.

Kujtojmë se Kosova e fitoi miqësoren e parë të këtij muaji të premten, duke e mposhtur Armeninë me rezultatin e njëjtë 0:1.

Me rezultat të njëjtë, por si vendase, fitoi edhe Hungaria ndaj Turqisë. 


(Kosova Sot Online)