Mbappe jep detaje për të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 24 March 2024 - 17:45
Mbappe jep detaje për të ardhmen e tij

Derisa e ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes, kjo duket se nuk po paraqet fare problem për vet yllin francez.

Mbappe mund të largohet si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini në verë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Bazuar në raportime, sulmuesi do të largohet përfundimisht pas këtij sezoni, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Megjithatë, deri tash nuk ka asnjë konfirmim apo njoftim zyrtar nga palët e përfshira.

Mbappe pati mundësinë të qartësonte të ardhmen e tij gjatë një konference për shtyp të premten, por kjo nuk ndodhi.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Telefoot”, 25-vjeçari ka minimizuar ndikimin e pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij dhe tha se situata e tij do të sqarohet para Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet këtë verë në Gjermani.

“Njerëzit do ta dinë. Do të arrijë në Euro me qetësi. Unë jam tashmë i qetë. Nuk është më as një temë në klub (PSG), askush nuk më flet për këtë. Nuk ka asnjë shqetësim atje. Unë do të shkojë në Euro me qetësi dhe me siguri për të bërë gjëra të mëdha”, tha kapiteni i Francës.

(Kosova Sot Online)