Suedia triumfon ndaj Shqipërisë

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 21:02
Suedia triumfon ndaj Shqipërisë

Suedia ka triumfuar ndaj Shqipërisë të hënën në “Friends Arena”. 

Ndeshja miqësore është mbyllur me rezultat 1-0. 
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e dytë kur Nilsson ka realizuar me kokë pas një asistimi nga Kulusevski. 
Kombëtarja shqiptare ka pasur raste me Gjimshitiin,  Asanin e Brojën por pa sukses. Madje rasti i i këtij të fundit ka nxitur edhe protestë të skuadrës shqiptare për penallti. 


Shqipëria kishte ardhur deri tek kjo ndeshje prej një humbje nga Kili, ndërsa Suedia nga një humbje me Portugalinë.   Suedi - Shqipëri, s`ka gola në pjesën e parë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Suedi-Shqipëri.

Dyzet e pesë minutëshi i parë në “Friends Arena” ka njohur raste, por jo edhe tundje rrjetash. 
Megjithatë në dispozicion të skuadrave është edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë. 

Nis ndeshja Suedi - Shqipëri

Ka filluar ndeshja Suedi - Shqipëria. Ndeshja është e karakterit miqësor dhe i shërben Shqipërisë për përgatitjet e Kampionatit Evripian që pritet të fillojë në qershor.

Shqipëria vjen deri tek kjo ndeshje prej një humbje nga Kili, ndërsa Suedia nga një humbje me Portugalinë.  

Në Euro 2024 Shqipëria gjendet në Grupin B bashkë me Italinë, Spanjën e Kroacinë. 

(Kosova Sot Online)