Barcelona merr ofertë 100 milionëshe për këtë lojtar

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 14:14
Barcelona merr ofertë 100 milionëshe për këtë lojtar

Ronald Araujo mund të ndëroj ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Disa skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e Araujo.

Por, ndër më të interesuarat është Bayern Munich. Sipas mediave gjermane, bavarezët kanë gati ofertën prej 100 milionë eurosh.

Oferta përfshinë një mega pagë edhe për mbrojtësin uruguajan.

Një propozim i nisur nga klubi gjerman përmes një ndërmjetësi ka arritur tashmë në adresën e Barcelonës.

Barcelona ka paraqitur një ofertë rinovimi në një takim që Deco pati me përfaqësuesit e mbrojtësit.

Gjithçka tash varet ka vet futbollisti se a do të vazhdojë me Barcelonën, apo do ta pranojë këtë ofertë të madhe.


(Kosova Sot Online)