Suspendohet ish-sulmuesi i Interit

  • A.P /
  • 26 March 2024 - 20:16
Suspendohet ish-sulmuesi i Interit

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, duke e quajtur kurban të ish-ministres Olta Xhaçka.

Gjithashtu Berisha ka theksuar se ‘për shkak të qëndrimeve të tij, Rama ka ngritur një valë të pafavorshme për emigrantët tanë në Greqi’.

Gabigol është pezulluar deri në prill 2025 pasi ka mashtruar në testet anti-doping.

Sulmuesi i Flamengos u procedua nga Gjykata Sportive Antidoping në një seancë që zgjati pak më shumë se dy orë.

Lojtari bëri të ditur se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Verdikti nuk ishte unanim, pasi u mor me 5 vota që e fajësonin dhe 4 që e konsideronin të pafajshëm.

Një nga indikacionet në denoncim ka të bëjë me vonesën e Gabigol në kryerjen e testit si dhe mungesën e respektit për instruksionet në marrjen e kampionëve.

Gabigol është akuzuar se ka shkelur nenin 122 të Kodit Brazilian të Antidopingut, që i referohet mashtrimit apo tentativës së mashtrimit në çdo fazë të procesit të kontrollit.

Kodi parashikon pezullimin deri në katër vjet në rast dënimi, raporton SuperSport.


(Kosova Sot Online)