Napoli mposhtet thellë nga Atalanta

  • S.A /
  • 30 March 2024 - 16:03
Napoli mposhtet thellë nga Atalanta

Napoli assesi të arrijë pozitat që dërgojnë në garat evropiane. Kampioni në fuqi i Italisë u mposht sot 0:3 në shtëpi nga Atalanta në kuadër të javës së 30-të në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online"

Miranchuk kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 26-të të takimit

Scamacca dyfishoi epërsinë më një gol në minutën e 45-të të takimit.

E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Koopmeiners me një gol në minutën e 88-të.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani luajti tërë ndeshjen.

Aktualisht, Atalanta ka 50 pikë në vendin e gjashtë, kurse Napoli është në vendin e shtatë me pesë pikë më pak. 

(Kosova Sot Online )