Ja kryendeshja e fundjavës në Superligë

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 16:48
Ja kryendeshja e fundjavës në Superligë

Llapi – Drita do të jetë kryendeshja e javës së 28-të e Superligës në futboll, e cila zhvillohet të shtunën dhe të dielën.

Të dy ekipet janë duke luftuar për titullin kampion, dallimi mes tyre është tre pikë.

Llapjanët janë lider të tabelës me 54 pikë, derisa Drita e treta me 51 sosh.

Kjo përballje luhet të dielën, e po atë kohë luan edhe Ballkani, ekipi i dytë i tabelës.

Suharekasit në shtëpi e presin Lirinë dhe cilësohen favorit për fitore.

Portokallinjtë që nuk kanë fituar që tri xhiro, kanë 53 pikë, derisa prizrenasit me një këmbë janë në një ligë më poshtë, pasi kanë 10 pikë të fundit.

Prishtina këtë javë luan në Drenas ndaj Feronikelit 74. Dallimi mes tyre është 10 pikë, kryeqytetasit janë të pestit me 39 pikë, derisa Nikli i shtati me 29.

Ekipi që ka befasuar për të mirë këtë edicion, Malisheva e pret Dukagjinin.

Malishevasit kërkojnë të rikthehen tek fitorja dhe të mbajnë hapin në garë për Evropë, derisa klinasit kanë vetëm një fitore në pesë sfidat e fundit dhe janë të gjashtit me 35 pikë.

Gjilani – Fushë Kosova do të jetë sfida e radhës e fundjavës. Të kuqtë nga Gjilani janë të tetit në tabelë me 27 pikë, shtatë më shumë se Fushë Kosova e parafundit.

Të dy ekipet nuk kanë fituar në dy ndeshjet e fundit kampionale.

(Kosova Sot Online)