Liverpooli e dëshmon talentin, rikthehet në vendin e parë

  • S.A /
  • 05 April 2024 - 08:33
Liverpooli  e dëshmon talentin,  rikthehet në vendin e parë

Liverpooli e ka rikthyer veten në pozitën e parë në Premierligë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Reds” këtë e arritën pasi triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Sheffield United, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit anglez, transmeton "Kosova Sot Online ".

Darëin Nunez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes.

E barazimi erdhi në minutën e 58-të kur Bradley shënoi autogol.

Mac Allister riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e 76-të, ndërsa Cody Gakpo realizoi në minutën e 90-të për 3:1.

Liverpool me këtë fitore shkon në 70 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër, Sheffield United është në pozitën e fundit në tabelë me 15 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online )