Eskalon situata para derbit Roma-Lazio, përleshje e madhe fizike mes tifozëve

  • S.A /
  • 06 April 2024 - 13:00
Eskalon situata para derbit Roma-Lazio, përleshje e madhe fizike mes tifozëve

Janë publikuar pamjet mes përleshjes fizike të tifozëve të Romës dhe Lazios, afër stadiumit “Olimpico”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përplasja mes dy tifozërive rivale ndodhi sot në mëngjes. Derbi i kryeqytetit italian do të zhvillohet sonte, me fillim prej orës 18:00.

Sipas raportimeve, të përfshirë janë rreth 300 tifozë. Por, policia ndërhyri me shpejtësi për të ndarë të dy grupet, për çka u nevojit edhe përdorimi i gazit lotsjellës. Nga ky incident raportohet se ka edhe të arrestuar.

(Kosova Sot Online )