Shumica e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri do votonin pro referendumit për bashkim

  • S.A /
  • 06 April 2024 - 12:24
Shumica e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri do votonin pro referendumit për bashkim

Qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri, në shumicë, janë shprehur për Barometrin se do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri që do të votonin pro një referendumi të mundshëm, dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendum për bashkimin.



Një përqindje shumë e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum të tillë, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri, dhe 24,2 % në Kosovë.

(Kosova Sot Online )