Edon Zhegrova përfundon në radarin e Juventusit

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 15:43
Edon Zhegrova përfundon në radarin e Juventusit

Sezoni mbresëlënës i Edon Zhegrovës nuk po kalon pa vërejtur edhe nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi është klubi që ka shprehur për interesim për yllin kosovar.

Drejtori sportiv i gjigantit të Serie A, Cristiano Giuntoli, po bën gati listën e përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

Dhe, “Zonja e Vjetër” thuhet se po monitoron tashmë Zhegrovën, i cili po kalon formë fantastike këtë sezon me Lille.

Përveç 25-vjeçarit, Juventusi, që synon të përforcohet në krahet e sulmit, po ndjek edhe Mason Greenwoodin.

Edon Zhegrova ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar 9 asistime këtë sezon.

Reprezentuesi i Kosovës me Lille ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online)