Ultrasit e PSG-së e frikësojnë Barcelonën

  • A.P /
  • 08 April 2024 - 21:15
Ultrasit e PSG-së e frikësojnë Barcelonën

Të mërkurën, skuadra e Paris Saint-Germanit do të përballet me Barcelonën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

E në prag të këtij takimi, tifozët e ekipit parisien po përgatisin një pritje të zjarrtë për spanjollët në kryeqytetin francez.

Madje, ata i kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në tribuna.

“Të mërkurën skuadra jonë përballet me Barcelonën. Për ne, ndeshja nisi menjëherë pas ndeshjes kundër Clermont. Roli ynë do të jetë vendimtar dhe kërkojmë të gjithë të bashkohen. Le të bashkohemi dhe të mbështesim ekipin tonë. Le të shkojmë herët në stadium dhe t’i bëjmë kundërshtarët tanë të dridhen sapo të dalin në fushë për ngrohje. Kjo skuadër që ka mentalitetin e një luftëtari, duhet të ndiejë mbështetjen e një kombi të tërë. Ajo Barcelona e poshtër, aq shpesh e favorizuar nga arbitrat, duhet të ndjejë se është në më shumë se një territor armiqësor.”

“Menaxherë, lojtarë, staf, tifozë dhe ultras, të gjithë së bashku për klubin tonë: Paris Saint-Germain. Në Parc des Princes tonë legjendar, le të jemi të pamëshirshëm për ta arritur këtë: Të jemi të pamposhtur së bashku”, përfundojnë tifozët ultras të skuadrës franceze.

Përballja mes Paris Saint-Germanit e Barcelonës luhet të mërkurën nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)