Pas tri viteve rikthehet McGregor

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 12:36
Pas tri viteve rikthehet McGregor

Conor McGregor do të rikthehet pas pothuajse tre vitesh jashtë ringut.

Irlandezi do të përballet kundër Michael Chandler në UFC 303 në Las Vegas më 29 qershor.

Ish-kampioni i dy peshave, McGregor, 35 vjeç, nuk ka luftuar që nga korriku i vitit 2021 dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit.

UFC konfirmoi meçin në peshë të lehtë me amerikanin Chandler pas UFC 300 në Las Vegas të shtunën.

McGregor ka 22 fitore dhe gjashtë humbje në karrierën e tij MMA, ndërsa 37-vjeçari Chandler është 23-8.


(Kosova Sot Online)