Sassuolo dhe Milani kanë ndarë pikët

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 17:30
Sassuolo dhe Milani kanë ndarë pikët

Sassuolo dhe Milani kanë ndarë pikët në javën e 32-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Mapei Stadium” përfundoi me rezultatin 3:3.

Andrea Pinamonti (4’) dhe Armand Lauriente (10’, 53’) shënuan golat për vendasit.

Ndërsa, për “Rossonerët” realizuan Rafael Leao (20’), Luka Jovic (59’) dhe Noah Okafor (84’).

Milani pas këtij barazimi ka 69 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, ndërsa Sassuolo mbetet në pozitën e parafundit (19) me 26 pikë.

(Kosova Sot Online)