Ja si atletët kenianë ulën ritmin për të fituar kinezi

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 18:29
Ja si atletët kenianë ulën ritmin për të fituar kinezi

Hije trukimi mbi gjysmë-maratonin e Beijingut teksa tre atletë kenianë ulën ritmin për të lënë në krye atletin kinez, He Jie.

Kenianët, ishin dukshëm të shkëputur nga pjesa tjetër dhe dukej se në metrat e fundit do të rivalizonin me njëri-tjetrin për vendin e parë.

Por, në mënyrë të papritur ata stopuan duke i “hapur krahun” kinezit që u shpall fitues.

Pas përfundimit të garës, një prej kenianëve e pranoi se e kishte ulur ritmin, por theksoi se donte që garën ta fitonte kinezi pasi ishte miku i tij.

Gjithsesi, zyrtarët e garës kanë nisur tashmë një hetim për trukim nga atletët kenianë. 

(Kosova Sot Online)