Dortmundi eliminon Atletico Madridin

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 22:57
Dortmundi eliminon Atletico Madridin

Borussia Dortmundi është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte nga kjo garë Atletico Madridin.

Ndeshja e dytë çerekfinale e luajtur në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 4:2, me Borussia Dortmundin që përmbysi gjithçka nga ndeshja e parë, të cilën e kishte humbur 2:1.

Julian Brandt (34’), Ian Maatsen (39’), Niclas Fullkrug (71’) dhe Marcel Sabitzer (74’) realizuan golat e fitores për “Verdhezinjtë”.

Ndërkaq, golat për Atletico Madridin u realizuan nga Matts Hummels (49’ autogol) dhe Angel Correa (64’).

(Kosova Sot Online)