Enrique flet për të ardhmen e Mbappes

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 14:35
Enrique flet për të ardhmen e Mbappes

Luis Enrique ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Ylli francez po kalon në muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa spekulohet se mund të transferohet në Real Madrid gjatë verës që vjen.

“Ta presim zotëri Kylianin që të flasë për të ardhmen e tij. Kur Mbappe dhe PSG të flasin në publik, le të shohim”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.

“Është si një proces. Derisa Mbappe të shkojë dhe të flasë në publik, unë jam këtu duke pritur dhe duke qëndruar i qetë”, përfundoi Enrique.

Mbappe e inspiroi PSG-në drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me dy gola të shënuar mbrëmë në ndeshjen e kthimit çerekfinale ndaj Barcelonës. 


(Kosova Sot Online)