Bologna triumfon ndaj Romës

  • A.P /
  • 22 April 2024 - 20:50
Bologna triumfon ndaj Romës

Bologna ka shënuar fitore të rëndësishme, duke përforcuar pozitën e katërt në tabelë dhe për t’iu afruar më shumë Juventusit.

Skuadra e drejtuar nga Thiago Motta trimfoi sonte në udhëtim ndaj Romës, në derbin e vlefshëm për javën e 33-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 1:3.

Oussama El Azzouzi (14′), Joshua Zirkzee (45′) dhe Alexis Saelemaekers (65′) shënuan golat e fitores për Bolognan.

Ndërsa, golin e vetëm për romakët e realizoi Sardar Azmoun (56′).

Bologna pas kësaj fitore ka 62 pikë në pozitën e katërt, tani vetëm me vetëm dy pikë më pak se Juventusi, që mban pozitën e tretë.

Roma është e pesta me 55 pikë.

(Kosova Sot Online)