Ja pse Xavi ndryshon mendje

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 21:45
Ja pse Xavi ndryshon mendje

Xavi Hernandez ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë si trajner i Barcelonës.

Pas takimit të mbrëmjes së sotme dhe këmbënguljes së Laportës që ai të qëndrojë, Xavi pranon kushtet e Barçës dhe do të vazhdojë si trajner.

Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe do ta përmbush kontratën.

Xavi Hernandez kishte njoftuar se do të largohej nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit.

E pas këtij vendimi, Barcelona kishte pasur një ecuri tejet të mirë, por gjithçka u duk se u prish në ndeshjen ndaj PSG-së.

Tifozët kishin nisur të kërkonin qëndrimin e Xavit, por kjo ndryshoi pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe humbjes në “El Clasico”.

Megjithatë, përkundër këtyre situatave, sot Xavi Hernandez ka vendosur ta ndryshojë mendjen dhe të qëndrojë në Barcelonë.

(Kosova Sot Online)