Chelsea realizon transferimin e parë

  • A.P /
  • 19 May 2024 - 15:50
Chelsea realizon transferimin e parë

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e parë të afatit kalimtar veror, ndonëse një problem i papritur është paraqitur.

‘Blutë e Londrës’ kanë arritur marrëveshje me Palmeirasin për transferimin e Estevao Willian për një shifër të raportuar prej 29 milionë eurosh.

Marrëveshja për transferimin e sulmuesit brazilian i cili u promovua në ekipin e parë të Palmeiras në janar, mund të rritet deri në 55 milionë euro, varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

Por, Estevao nuk do të jetë në gjendje të transferohet në Angli deri sa të mbushë 18 vjet në prill të vitit 2025.


Chelsea ka shpenzuar miliona euro për transferimin e talentëve të rinj, por shumica nga ata kanë dështuar që të përmbushin pritshmëritë në ‘Stamford Bridge’.

(Kosova Sot Online)