Lukaku i befason të gjithë

  • A.P /
  • 19 May 2024 - 16:26
Lukaku i befason të gjithë

Duket se Romelu Lukaku nuk do të vazhdojë qëndrimin e tij tek skuadra e Romës, i cili është i huazuar nga Chelsea.

Belgu ka oferta të shumta nga disa klube të Premierligës, Arabisë e Amerikës.

Por, një mik i ngushtë i sulmuesit, zbulon së fundmi se Lukaku vitin e ardhshëm do të rikthehet te Anderlecht, klubin me të cilin ka nisur karrierën.

Madje, Anderlecht ka edhe mundësinë financiare për të paguar 37 milionë euro që do ta lironin Lukakun nga çdo detyrim ndaj Chelseat.

Një tjetër faktor që e shtyn Lukaku drejt Anderlecht është edhe rikthimi në shtëpi pas kaq shumë kohësh larg saj dhe tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 31-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)