Muric mund të mbetet pjesë e Premierligës

  • A.P /
  • 21 May 2024 - 21:24
Muric mund të mbetet pjesë e Premierligës

Skuadra e Burnleyt nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Championship, pasi nuk arriti t’i mbijetojë ekzistencës për edicion në Premierligë.

Për këtë ekip luan portieri Aro Muric, i cili pati paraqitje tejet të mira, sidomos javëve të fundit.

Ani pse skuadra ku ai luan do të bëjë gara në një ligë më poshtë, Muric nga ana tjetër mund qëndrojë në elitën e futbollit anglez.

Wolverhampton Wanderers është një ndër skuadrat e interesuar për shërbimet e kosovarit.

Muric do t’i kushtonte Wolvesit 10 milionë euro. Portieri kryesor i Wolves, Jose Sa, është lidhur me një kalim në Arabinë Saudite dhe në rast se portugezi 32-vjeçar kompleton transferimin në Lindjen e Mesme, atëherë Muric do të konsiderohej si zëvendësuesi i tij.

(Kosova Sot Online)