Ballkani në epërsi ndaj Prishtinës

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 16:09
Ballkani në epërsi ndaj Prishtinës

Është mbyllur pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani është duke avancuar ndaj Prishtinës me rezultat 1:0 pas 45 minutësh lojë, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Therandasit e shënuan golin e epërsisë me anë të sulmuesit Walid Hamidi, i cili e mori një top të mirë nga Edvin Kuç për të shënuar në minutën e 21-të.

Skuadra e Ilir Dajës e pati kontrollin e lojës dhe e menaxhoi mjaft mirë pjesën e parë, ndërsa prishtinasit dështonin të rrezikonin në hapin e fundit.

Ekipi nga Suhareka po e kërkon trofeun e parë të Kupës së Kosovës në histori të tij, kurse prishtinasit të nëntin, i cili njëherësh do t’ua siguronte edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Prishtina ka dominuar në përballjet e fundit me Ballkanin dhe nuk ka humbje qe 8 ndeshje, duke i regjistruar 2 fitore e 6 barazime.

Edhe sot do të mundohet t’i shmanget humbjes në pjesën e dytë…

(Kosova Sot Online)