Sonte finalja vendimtare, Trepça dhe Ylli kërkojnë fitore për trofeun

  • S.A /
  • 23 May 2024 - 09:20
Sonte finalja vendimtare, Trepça dhe Ylli kërkojnë fitore për trofeun

Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion do të përfundojë sonte mbrëma (e enjte) në Mitrovicë.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, ku kush fiton do të shpallet kampion i Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Mitrovicasit duan titullin e pestë në histori të klubit, apo të parin që nga viti 2012, kurse therandasit të tretin, ku më 2021 dhe 2022 ishin shpallur kampionë të Kosovës.Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion do të përfundojë sonte mbrëma (e enjte) në Mitrovicë.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, ku kush fiton do të shpallet kampion i Kosovës.

Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Mitrovicasit duan titullin e pestë në histori të klubit, apo të parin që nga viti 2012, kurse therandasit të tretin, ku më 2021 dhe 2022 ishin shpallur kampionë të Kosovës.

(Kosova Sot Online )