Konfirmohet mungesa e madhe për Real Madridin

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 16:07
Konfirmohet mungesa e madhe për Real Madridin

Finalja e Ligës së Kampionëve është vetëm pak ditë larg.

Më 1 qershor, Real Madridi do të ndeshet me Borussia Dortmundin në stadiumin ikonik të Wembleyt në Londër.

E trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti njoftoi një mungesë të madhe për “Los Blancos”.

Mesfushori francez, Aurelien Tchouameni do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi.

“Ai po punon që të rikuperohet për Kampionatin Evropian”, tha trajneri italian.

(Kosova Sot Online)