Manchester United merr vendim

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 19:27
Manchester United merr vendim

Dita e sotme ka qenë e mbushur me vendime për largime trajnerësh në klube të rëndësishme në Europë.

Milani dhe Barcelona bënë zyrtar largimin përkatësisht të Stefano Piolit dhe Xavi Hernandez.

Ndërsa në Angli tani pritet vetëm lajmërimi zyrtar për shkarkimin e Erik Ten Hag.

E përditshmja britanike “The Guardian” ka mësuar se një ditë para finales të Kupës FA që Manchester Unitedd luan përballë Cityt, trajnerit holandez i është komunikuar se nuk do të jetë pjesë e klubit edhe nëse fiton këtë trofe.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit duke vlerësuar rrugëtimin e ekipit në këto dy vite, ku në të fundit kanë bërë një sezon të tmerrshëm me renditjen në vendin e 8 në kampionat, që është më i ulëti që nga viti 1990.

Kualifikimi në Europë për ta varet vetëm nga fati i sfidës së nesërme ndaj Manchester Cityt, pasi vetëm duke fituar Kupën FA mund të sigurojnë pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.

Të njëjtat burime theksojnë se United ka piketuar Tuchel, Pochetino, MekKena, Poter dhe Frank si pasardhës potencialë të tij.


(Kosova Sot Online)