![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Granit Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes
![Granit Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/20/auto_auto_Granit-Xhaka-Kevin-Campbell-F36516799164671703085155.jpg)
Bayer Leverkusen e ka mbyllur me trofe një sezon fantastik. Ekipi gjerman e ka fituar edhe trofeun e dytë këtë edicion.
“Farmaceutikët” triumfuan në finale të Kupës së Gjermanisë minimalisht 0:1 ndaj ekipit nga kategoria e dytë, Kaiserslautern.
Dhe, ishte Granit Xhaka, protagonisti kryesor i kësaj finaleje.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 16-të.
Ishte një goditje e fuqishme nga distanca e cila u ndal në rrjetë.
Paraqitja e mirë e Xhakës, ka bërë që ai të fitojë çmimin “Lojtari i ndeshjes” pasi shënoi golin e fitores.
31-vjeçari u bashkua me Leverkusenin në verën e kaluar, ku ishte futbollisti kyq në skuadrën e Xavi Alonsos, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime në të gjitha garat.
(Kosova Sot Online)