Mbappe do ta bëjë të ditur klubin e ri

  • A.P /
  • 26 May 2024 - 13:45
Mbappe do ta bëjë të ditur klubin e ri

Kylian Mbappe arriti mbrëmë që me Paris Saint-Germanin ta fitojnë Kupën e Francës, pasi në finale mposhtën Lyonin me rezultatin 2:1.

Për Mbappen, ky ishte takimi i fundit me fanellën e parisienëve, pasi do të largohet si lojtar i lirë.

Mediat të shumta franceze dhe spanjolle, kanë raporuar se 25-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Pikërisht për të ardhmen është pyetur francezi, duke thënë se do ta bëjë të ditur klubin e ri brenda dy apo tre ditësh, duke mos e treguar emrin.

‘’Unë do të njoftoj klubin tim të ardhshëm në kohën e duhur, pas disa ditësh tani, nuk ka asnjë problem. A do të jetë para se të bashkohet me Francë NT? Nuk e di ende, kanë mbetur nja dy detaje.”, përfundoi Mbappe.

(Kosova Sot Online)