![Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/17/200x200_ballkani-1-780x4391718630304.jpg)
Conte do të jetë trajner i Napolit
![Conte do të jetë trajner i Napolit](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/05/auto_conte-600x3601704465982.jpg)
Napoli pritet të udhëhiqet nga një trajner i ri nga sezoni i ardhshëm. Drejtimin e napolitanëve pritet ta marr Antonio Conte.
Nëse Conte emërohet, atëherë ai do të dëshirojë rinovimin e skuadrës me emra të shumtë të rinj të yjeve dhe kërkon garanci të caktuara për tregun e transferimeve.
Në listën kryesore të Contes është Romelu Lukaku.
Napoli pret të shesë Victor Osimhen këtë verë, kështu që duhet një zëvendësim, dhe kandidatë të tjerë përpos Lukakut janë edhe Joshua Zirkzee i Bologna ose Victor Boniface i Bayer Leverkusen.
Në mbrojtje, Conte thuhet se dëshiron ose Alessandro Buongiorno e Torinos ose ish-lojtarin e Interit, Milan Skriniar, i cili aktualisht po lufton për një vend te PSG.
Ish-mesfushori i Milanit, Kessie është emri i përmendur në mesfushë, pasi ai është në Ligën Saudite Pro me Al-Ahli, por ende vetëm 27 vjeç.
Një opsion më i lirë për krahun e majtë është Patrick Dorgu, 19-vjeçari që bëri përshtypje te Lecce.
(Kosova Sot Online)