Sylvinho tregon arsyen se pse e ftoi Amir Abrashin

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 17:10
Sylvinho tregon arsyen se pse e ftoi Amir Abrashin

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Në listën e publikuar nga braziliani, janë të ftuar Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxha, ndërsa nuk është ftuar Arbnor Muja.

Po ashtu, nuk janë ftuar edhe dyshja e sulmit, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni.

Ajo që ka rënë në sy është ftesë që i është bërë Amir Abrashit, i cili nuk ishte ftuar në muajt e fundit, por tani Sylvinho e ka arsyetuar ftesën për të

“Abrashi është një lojtar me shumë eksperiencë. Është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Euro 2016 dhe ai ka një grintë, ka bërë gjithmonë mirë me Kombëtaren. Ai është në formë shumë të mirë dhe do të na ndihmojë shumë në Evropian”, tha Sylvinho

Shqipëria do të jetë në grupi B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Kampionati Evropian do të nis më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik.

Kjo do të jetë hera e dytë në histori për Shqipërinë që merr pjesë në një kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016.

(Kosova Sot Online)