Daku shpërthen në lot kur e kupton se është ftuar për në Evropian

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 18:24
Daku shpërthen në lot kur e kupton se është ftuar për në Evropian

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Në lsitën prej 27 futbollistëve bën pjesë edhe emrin i Mirlind Dakut.

E sulmuesi kosovar ishte duke e shikuar preznatimin e listës live në televizion dhe me të parë që emri i tij figuronte në listë, shpërtheu nga gëzimi dhe nga lotët.

Shqipëria do të jetë në grupi B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.


Kampionati Evropian do të nis më 14 qershor dhe përfundon më 14 korrik.

Kjo do të jetë hera e dytë në histori për Shqipërinë që merr pjesë në një kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016.

(Kosova Sot Online)