Rummenigge e konfirmon Komapanyn si trajner të Bayernit

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 20:15
Rummenigge e konfirmon Komapanyn si trajner të Bayernit

Vincent Kompany pritet ta marr drejtimin e Bayern Munich nga sezoni i ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar legjenda e klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Ai ka zbuluar se Pep Guardiola i dha klubit një “dorë të mirë” në identifikimin e Kompany si trajnerin e tyre të ardhshëm.

“Drejtori ynë sportiv [Max Eberl] ka zgjedhur Kompany, nuk është ende zyrtare, por ka vetëm detajet e fundit për t’u zgjidhur. Jam i bindur se Kompany do të arrijë në fund. Guardiola na foli në një mënyrë shumë pozitive për Vincent. Ai e kishte atë në Manchester City si kapiten dhe Pep gjithashtu e ndoqi kur ishte në Burnley, kështu që ai na dha një dorë të mirë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)