Milani synon ta rrëmbej yllin e Juventusit

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 15:15
Milani synon ta rrëmbej yllin e Juventusit

Është ende e pazgjidhur e ardhmja e futbollistit Adrien Rabiot.

Mesfushorit francez i përfundon kontrata me Juventusin këtë muaj dhe ende palët nuk janë dakorduar për një të re.

Këtë situatë delikate po synon ta shfrytëzojë Milani, të cilët e dëshirojnë në ekip francezin.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Milan ka kontaktuar me Rabiot për ta bindur për të këtë transferim, megjithatë kjo lëvizje shihet pak e vështirë, pasi paga e francezit te Juventus është shumë e lartë.

Në 31 paraqitjet e këtij edicioni në Serie A, Rabiot ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime.

(Kosova Sot Online)