Polonia shpreson ta ketë Lewan në dispozicion

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 15:43
Polonia shpreson ta ketë Lewan në dispozicion

Kombëtarja e Polonisë është në ankth.

Robert Lewandowski pësoi lëndim mbrëmë në ndeshjen miqësore me Turqinë.

Dhe, kjo ka bërë që veterani i sulmit dhe lojtari kryesor i polakëve, ta ketë në pikëpyetje pjesëmarrjen në Euro 2024.

Sulmuesi i Barcelonës e pësoi një tërheqje muskulore, e cila do t’ia humbë atij së paku ndeshjen hapëse të polakëve kundër Holandës.

Kombëtarja e Polonisë dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundshme për ta pasur në dispozicion ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe të Bayern Munichut.

Më saktësisht, Polonia në lojën e dytë të grupit do të përballet me Austrinë, kur edhe e pret rikthimin e Lewas.

Kurse, lojën e tretë do ta ketë me Francën. 

(Kosova Sot Online)