Al-Nassr ia ofron 100 milionë euro Rudigerit

  • A.P /
  • 11 June 2024 - 16:18
Al-Nassr ia ofron 100 milionë euro Rudigerit

Antonio Rudiger është sot njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë.

Futbollisti gjerman e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin, me të cilin e fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

E tash, ofertat për ish-futbollistin e Chelseat nuk kanë të ndalur.

Sipas emisionit “El Chiringuito”, përfaqësuesi gjerman e ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

(Kosova Sot Online)