Sylvinho: Jemi rritur shumë

  • A.P /
  • 12 June 2024 - 15:29
Sylvinho: Jemi rritur shumë

Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për italianen Corriere della Sera, aty ku u ndal tek Euro 2024 dhe sfida e parë ndaj Italisë (15 qershor).

“Është e drejtë që Italia cilësohet favorite në ndeshjen ndaj nesh, por futbolli është i çmendur. Kështu që gjithçka mund të ndodhë“.

Grupi B ku bëjnë pjesë Italia, Shqipëria, Spanja dhe Kroacia, është cilësuar me të drejtë si më i forti dhe vështiri në Europianin e Gjermanisë.

“Nuk e pritëm keq faktin që ramë në këtë grup, pasi duam të përballemi me më të mirët. Ne jemi një Kombëtare e re, dhe është vetëm hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në Europian. Pas debutimit në Euro 2016 me Di Biasin. Shqipëria është rritur shumë, por duhet të mësojmë sa më tepër. Jemi të karikuar në maksimum, të gjithë ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi“.

(Kosova Sot Online)