Thiago Motta zyrtarisht trajner i Juventusit

  • A.P /
  • 12 June 2024 - 19:19
Thiago Motta zyrtarisht trajner i Juventusit

Tashmë është edhe zyrtare. Thiago Motta do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

Kjo u bë e ditur nga vet “Zonja e Vjetër” përmes një videoje të postuar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Thiago Motta do ta pasojë Massimiliano Allegrin në postin e trajnerit të bardhezinjve.

Motta u tregua fantastik si trajner i Bolognas sezonin e kaluar, duke e dërguar skuadrën në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)